Tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdariç, në intervistën e tij para takimit me Skënderbeun është shfaqur tejet optimist për të arritur më të mirën në përballjen e tretë të këtij sezoni përballë ekipit të Skënderbeut. Ai ka folur edhe për objektivat e ekipit, të cilat sipas tij do të jenë takim pas takimi.Java e tretë në transfertën korçare, përballë një skuadre që ka bërë mirë. E keni frikë këtë skuadër?
Unë mezi po pres që të zhvilloj këtë sfidë. Është një kundërshtar i fortë, pasi kemi luajtur edhe në “Final 4” në sezonin e shkuar. Kanë një mënyrë të luajturi dhe stili të bukur loje, por ne do të bëjmë më të mirën kundër tyre.
Si vjen Vllaznia në këtë sfidë, pasi ka dëmtime, por edhe lojtarë të rikuperuar?
Nuk kemi asgjë të re. Kemi thuajse të njëjtën situatë. Është një sfidë e madhe për ne dhe puna ime me gjithë stafin është që përgatitemi me këtë kontingjent që kemi. Me përjashtim të Krymit, i cili do të shihet deri nesër (sot) për gjendjen e tij, të tjerët janë ata në më të mirën e mundshme. Në ndeshje të tilla duhet që të tregohemi të zgjuar dhe të implementojmë ato që kemi bërë gjatë proceseve stërvitore. Lojtarë si Gruda dhe Karimanoviç do të mungojnë edhe më gjatë, por ne do të punojmë me këtë lojtarë që kemi në dispozicion.
Është kthyer edhe Bajrami me grupin, si është gjendja e tij?
Unë përmenda lojtarët e sulmit se kanë pak kohë më të gjatë për t’u kthyer. Si Bajrami dhe Beci janë kthyer dhe janë në favor të ekipit.
Ju udhëtoni përherë për fitore, por edhe një barazim mund të quhet rezultat pozitiv?
Nuk kam qejf që të lë asnjë pikë. Unë jam vetëm për fitore dhe jami bindur që ne do të shkojmë për të fituar. Por na duhet që të implementojmë gjërat që bëjmë nëstërvitje për të arritur te fitorja.
Jeni 24 orë para mbylljes së merkatos. A ka ndonjë lëvizje të fundit?
Ne nuk kemi marrë diçka fikse, por mund të kemi ndonjë surprizënë orët e fundit.
Delaj ka bërë ndeshje të mira në përballjet miqësore. Mund të ketë ndonjë hapësirë më të madhe për të edhe në takimet zyrtare?
Djemtë e rinj, siç kam thënë edhemë përpara duhen që të jenë tëdurueshëm. Në momentin që ti jepet mundësia të bëjnë më tëmirën. Përsa përket Delajt, mundtë ketë një mundësi në ndeshjetnë vijim. Po kështu edhe për rinjtë.
Presidenti Xhaferi ka deklaruar që objektivi i Vllaznisë është titulli kampion, e garantoni ju këtë?
Ne duhet që të japim një atmosferë të mirë dhe të besojmë terruga jonë. Ne i marrim takimenjë pas një dhe nëse gjërat shkojnë në drejtimin e duhur bëjmëtakime të mira dhe marrim pikënë çdo ndeshje atëherë ne normal shkojmë drejt atij objektivi.Por askush se di se çfarë do tëndodhë në këtë periudhë dhe përne është mirë që të besojmë dhenëse gjithçka shkon siç duhetatëherë mund të ndodhë.
Alivoda dhe Dodaj pjesë e Kombëtares U-21. Ju gëzon ky fakt?
Jam shumë i lumtur për grumbullimin e të dyve dhe ky ështënjë lajm i mirë edhe për ekipin, qëi aktivizojnë edhe lojtarë në kohën e duhur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co