Trajneri Ernest Gjoka humbet babain, ish-futbollist kampion të 17 Nëntorit

trajneri ernest gjoka humbet babain ish futbollist kampion te 17 nentorit
trajneri ernest gjoka humbet babain ish futbollist kampion te 17 nentorit

Ish-futbollisti legjendar i Tiranës, Tomor Gjoka ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Ai ishte babai i Ernest Gjokës, trajnerit të FC Shkupi.

Klubi ka ngushëlluar trajnerin si dhe familjen e tij për këtë humbje të madhe.

“Me keqardhje kemi pranuar lajmin për largimin nga kjo Botë, të babait të trajnerit tonë, Ernest Gjoka. Kryesia e klubit, stafi dhe i gjithë ekipi, i shprehin ngushëllime të thella dhe të sinqerta trajnerit dhe familjes Gjoka”, shkruhet në faqen e klubit të Shkupit.

Rikujtojmë që Tomor Gjoka ka qenë një lojtar i shpejtë dhe teknik, mjaft pozicion dhe me një nuhatje të shkëlqyer për gol, çka bëri që në vitin 1959 të bëhej pjesë e ekipit të parë të Tiranës.

Tomori për shkak të shërbimit të detyruar ushtarak luajti për Partizanin deri më 1961, por më pas u kthye tek Tirana dhe prej sezonit 1962-1963 duke u shndërruar në një lojtar kyç, me 27 gola që e bënë shënuesin më të mirë të kampionatit shqiptar në sezonin 1963-1964, ndërsa më pas golat për të ishin rutinë. Po ashtu, titujt kampionë, sepse Gjoka ngriti trofeun madhor në vitet 1965, 1966, 1968 dhe 1970.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →