Bota Sport

Trajneri i Barcelonës bën llogari me 12 pikë deri në pushim: La Liga, e gjatë

trajneri i barcelones ben llogari me 12 pike deri ne pushim la liga e gjate





































Barcelona e ka nisur mbarë sezonin e ri në La Liga me dy fitore në po kaq takime. Pas suksesit kundër Bilbaos, për blaugranat nuk ka kohë për pushim, sepse sonte në mbrëmje ata do të jenë sërish në fushë për javën e tretë.flikNjë transfertë delikate në periferi të Madridit kundër një Vajekano që i ka hapur shumë punë në sezonet e fundit. Trajneri i Barçës, Hansi Flik ka folur për mediat, duke premtuar se ekipi i tij do të bëjë më të mirën. Objektivi i Flikut, ndonëse nuk e ka pranuar është i qartë: deri në pauzën e kampionatit në shtator për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare ai do 12 pikë të plota. Gjashtë i ka në llogari, 6 të tjera janë në lojë në transfertë përballë Vajekanos dhe në shtëpi ndaj Vajadolidit.

PIKËT E PLOTA – “Nëse e pyet një trajner për këtë gjë besoj se është e vetëkuptueshme që do të ishte i lumtur me pikët e plota. Por këto pikë duhet t’i fitojmë në fushë. Objektivi jonë është të fitojmë gjithnjë. Rivali i radhës është Vajekano dhe objektiv mbetet i njëjtë”.

TITULLI NË LA LIGA – “Unë mendoj se është e rëndësishme si klub të kemi objektivin për të fituar. Rruga drejt titullit apo trofeve është e gjatë dhe ne kemi nisur mirë. Por futbolli nuk është matematikë, gjërat mund të ndryshojnë në një javë të vetme. Jemi të lumtur me fillimin tonë dhe kemi besim”.

MERKATO – “Këtë pikë e sqarova edhe përpara ndeshjes kundër Bilbaos. Unë jam i kënaqur me lojtarët që kanë nën urdhrat e mi. Nëse do të kemi ndryshime për mirë në skuadër, pa diskutim që janë të mirëpritur. Por unë i bëj llogaritë me ata që kam dhe jo me ata që nuk i kam apo mund t’i kem”.

SITUATA E OLMOS – “Unë kam gjithmonë shpresë. E prisja për ndeshjen e së shtunës kundër Bilbaos por nuk qe e mundur. Tani do ta kem kundër Vajekanos. Kjo është shumë pozitive, pasi të gjithë e dimë se çfarë lojtari është Dani Olmo dhe çfarë mund të bëjë ai për skuadrën”.

NIVELI I SKUADRËS – “Jemi shumë të kënaqur me atë që po bëjmë, edhe pse kemi qenë vetëm pak kohë. Cilësia e stërvitjes është e mirë dhe intensiteti gjithashtu. Kjo është ajo që ne shohim tani, më vonë do të kërkojmë të bëjmë një hap më shumë edhe në ndeshjet zyrtare. Ne i analizojmë të gjitha ndeshjet dhe u tregojmë lojtarëve se çfarë bënë mirë dhe çfarë jo”.

FORMACIONI – “Nuk e kam vendosur plotësisht formacionin. Të shohim deri në fund. Por gjëja më e rëndësishme është që të gjithë lojtarët në dispozicion janë të gatshëm për të dhënë më të mirën”, tha ai.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts