Shqipëria mposhti 0 me 1 Gjeorgjinë në Tbilisi. Ndeshja e vlefshme për raundin e katërt në Ligën e Kombeve u vendos nga goli i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë.
Pas ndeshje foli trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo.
“Ka qenë ndeshje shumë e mirë, kemi pasur lojtarë që janë rikthyer si Ajeti dhe Balliu, Tuci ka bërë shumë mirë. Janë pikë që mund të humben, ka qenë transfertë e vështirë, por kemi punuar, është punë shumë e madhe për të arritur këto rezultate.
Gjeorgjia shumë ekip i fortë në shtëpi, ka mesfushë shumë të mirë, prandaj ne zgjodhëm të bëjmë ndryshime me Laçin, Bajramin dhe Tucin. Tuci mund t’i jepte freski dhe ajër skuadrës. Këto ndryshime na kanë bërë pozitivitet duke iu përshtatur dhe skuadrës.
Patëm një ndryshim kur e vumë re që do luajnë me 4 mbrojtës. Ato kanë humbur një lojtar shumë të rëndësishëm, që shënoi kundër nesh në “Air Albania”. Ato kanë bërë shumë mirë, po rriten si ne. I kam bërë komplimenta trajnerit të Gjeorgjisë, që po ashtu bëri komplimente për skuadrën tonë.
Është skuadër e fortë, e organizuar, ndihem krenar kur jep komplimenta. Kemi pasur raste, mund ta mbyllnim lojën, por nuk dua të theksoj këto momente se futbolli është i tillë. Kishim rast me Bajramin, po ashtu dhe me Asanin në Çeki. Ky është futbolli, jo të gjitha rastet shënohen. Kam shumë respekt për trajnerin kundërshtar, është fitues dhe kam vetëm fjalë të mira për të folur për të.
Të dyja skuadra të forta, me siguri do jetë ndeshje e bukur. Ne kemi punuar 3 ditë rresht për këtë ndeshje, tani koha ta shijojmë pak me lojtarët dhe stafin. Më pas do kthehemi në Shqipëri dhe rifillon puna e njëjta gjë, duke përgatitur ndeshjet dhe duke ndjekur lojtarët nga afër. Do jetë ndeshje e bukur.
Sot nuk e di. Objektivi ishte ky që të fitonim dhe të jetojmë, të jemi mirë të pozicionuar në grup. Pastaj të kthehemi në hotel, pak kohë për t’u relaksuar, pak kohë për të folur me familjarët dhe më pas shkojmë përpara“, u shpreh Silvinjo për TV Klan.
PANORAMASPORT.AL