Sport

Trajneri i Gwangju vlerëson Asanin pas golit: Është përmirësuar ndjeshëm, fytyra i është ndriçuar

trajneri i gwangju vlereson asanin pas golit eshte permiresuar ndjeshem fytyra i eshte ndricuar
trajneri i gwangju vlereson asanin pas golit eshte permiresuar ndjeshem fytyra i eshte ndricuar

Lee Jung-hyo, numri një i pankinës së Gwangju nuk ka hezituar të flasë për Jasir Asanin, sulmuesin shqiptar që realizoi gol për skuadrën sot.

“Ne patëm një takim dje në stadium. Gjendja e tij është përmirësuar shumë dhe fytyra i është ndricuar tani. Sinqerisht, kam pritshmëri të mëdha te ai, lojtarët kanë nisur t’i besojnë prapë Asanit. Por vetëm sepse shënon një gol, nuk të garanton vendin për ndeshjen tjetër. Lojtarët që janë në gjendje të mirë në stërvitje do të luajnë. Të gjithë ata i nënshtrohen rregullave të njëjta, ka konkurrencë të madhe te ne”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts