Bota Sport

Trajneri i Juventusit bën bilancin para debutimit: Jemi të fokusuar te Komo, nga merkato pres ende diçka

trajneri i juventusit ben bilancin para debutimit jemi te fokusuar te komo nga merkato pres ende dicka





































Ndeshja që do të shënojë debutimin në kampionat do të zhvillohet të hënën në 20:45 me Komon si kundërshtar, megjithatë te Juventusi që tani janë gati. Kjo, të paktën, është ajo që garanton Tiago Mota. Trajneri i ri i Juves ka dhënë ditën e djeshme një intervistë për “SKY” duke shprehur qartë qëllimet e tij dhe të ekipit për sezonin e ri.

mota1

Ka ndryshuar ndonjë gjë me kalimin te një klub i madh si Juventusi?

Me gjithë respektin për të kaluarën time dhe sidomos të tashmen, mund të them se nuk kam ndryshuar. Të paktën me kalimin nga Bolonja në Torino kam të njëjtat ide për futbollin. E qartë që për mua tani fillon një cikël i ri me një ekip që po ndërtojmë, por jam gati për përgjegjësitë e rolit.

Si ju duket skuadra pas një vere pa miqësore të fituara?

Kemi punuar dhe punojmë shumë. Mundojnë akoma disa pjesë në mozaikun tonë, por kam një grup i cili po përmirësohet dita-ditës dhe jemi gati për të përballuar ndeshjen e parë kampionati me Komon.

Cilat janë kriteret për të arritur suksese me idetë tuaja?

Pothuajse gjatë gjithë jetës sime në futboll kam parë shumë gjëra në nivele të larta, sot jemi në një nivel shumë të lartë dhe duhet të ruajmë të njëjtën vendosmëri, ambicie dhe guxim që të jemi në gjendje të përmirësohemi ditë pas dite dhe të kërkojmë diçka më shumë.

Po psikologjikisht si e keni parë skuadrën?

Mendoj se për momentin ku jemi sot, nuk dua të jetë Juventusi im, por i yni, shoh një ekip ambicioz, konkurrues që gjithmonë dëshiron të ngrejë nivelin. E përsëris, jo imi, por Juventusi ynë, gjëja më e rëndësishme është se jemi pjesë e një klubi historik, të madh dhe të gjithë jemi të rëndësishëm. Secili duhet të japë gjithmonë më të mirën e madje më shumë nga sa i kërkohet.

Çfarë u kërkoni djemve?

Asnjë thelbësore, por gjithçka e rëndësishme që ne duhet të japim më të mirën tonë. Me lojë të mirë nënkuptoj një ekip që ka ekuilibër, që mbrohet shumë mirë në grup dhe që ka dëshirë të ketë topin e të sulmojë së bashku. Nëse këto parametra do të jenë në lartësinë e duhur do të kemi kënaqësi të mëdha.

Cili është synimi për sezonin?

Le t’i hedhim hapat me radhë. Synimi me Juventusin është që tashmë të mendojmë për ndeshjen e parë të kampionatit kundër një skuadre që ka shumë entuziazëm sepse ka pasur një Serie B shumë të mirë dhe të gjithë ata që e bëjnë këtë rrugëtim dhe ngjiten në Serie A e ruajnë këtë entuziazëm në ndeshjet e para. Duhet të jemi të fokusuar që të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të arrijmë rezultatin që kërkojmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts