Sport

Trajneri i Real Madrid: Ndaj Atalantës luajmë me besim, janë ekip i rrezikshëm

trajneri i real madrid ndaj atalantes luajme me besim jane ekip i rrezikshem
trajneri i real madrid ndaj atalantes luajme me besim jane ekip i rrezikshem

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur për kanalet zyrtare të UEFA-s, në prag të Superkupës së Europës ndaj Atalantës.

“Do të jetë e vështirë si gjithmonë, sepse është fillimi i sezonit, por ne do të shkojmë atje me besimin dhe bindjen më të madhe. Mendoj se Atalanta e meriton të jetë atje sepse luajti një Europa League fantastike, duke eliminuar skuadra të rëndësishme si Liverpool.

Ajo fitoi lehtësisht, edhe finalen, ndaj e respektojmë shumë, por shpresojmë të jemi në top formë. Askush nuk e priste që të fitonte kështu. Siç thashë, Atalanta pati një sezon fantastik. Është një ekip shumë i rrezikshëm, që luan në mënyrë të veçantë dhe unike. Bayer Leverkusen nuk ishte në gjendje të luante siç ishte mësuar sepse lojtarët e Atalantas dhanë gjithçka”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts