Bota Sport

Trajneri i ri i Partizanit, dy shqiptarë dhe tregu i huaj janë opsionet që tërheqin “Demat”

trajneri i ri i partizanit dy shqiptare dhe tregu i huaj jane opsionet qe terheqin demat





































Nga çështja, në çështje. Pasi u nda me Orges Shehin, Partizanit i lind detyra për të gjetur në trajner të denjë për një skuadër dhe klub, që çdo vit tenton për të fituar trofe dhe shkuar sa më larg në Kupat e Europës.

demi abilaliaj

Klubi i kuq është përpjekur gjithnjë që të marrë në stol emra të mëdhenj, me një karrierë të pasur dhe më shumë mundësi e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në këtë rast. Partizani do të tentojë një trajner të nivelit të lartë.

TREG I NGUSHTË – Në situatën aktuale, kur ndodhemi në prag të nisjes së sezonit të ri, trajnerët janë kujdesur të mbyllin marrëveshjet me klubet dhe të mos ngelen të papunë. Kjo kthehet në disfavor të Partizanit, që sa i përket trajnerëve shqiptarë, opsionet janë thuajse zero.

Dy trajnerë që do të shiheshin si të denjë për stolin e kuq janë Ilir Daja dhe Edlir Tetova. Daja është drejt ndarjes me Ballkanin, por mbetet të shihet sesa i gatshëm do të ishte kryeqytetasi të rikthehej te Partizani. Nga ana tjetër, Tetova ka kontratë afatgjatë me Egnatian dhe ndarja me rrogozhinasit duket e vështirë, edhe pas eliminimit të dhimbshëm në Ligën e Konferencës kundër Vikingurit.

TRAJNER I HUAJ – Nisur nga fakti se tregu vendës është shumë i kufizuar dhe trajnerët me emër janë sistemuar tashmë, Partizani me shumë mundësi do të përqendrohet në tregun e huaj. Gjatë epokës “Demi”, klubi i kuq është drejtuar nga disa italianë, por edhe një kroat së fundmi. Tregu kroat pritet të jetë në shënjestër edhe në këtë rast, me agjentin Adrian Aliaj, i cili ka një shtrirje shumë të mirë në vendin ballkanas.

Ky i fundit ishte ai që negocioi me Zekiçin dhe e bindi që një trajner i një niveli të tillë të zbarkonte në vendin tonë. Në rrjetet sociale është aluduar shumë rikthimi i kroatit, por Zekiç para pak muajsh është emëruar në krye të Sarajevos në Bosnjë, pas ndarjes me Osijekun. Në të shkuarën në listën e të kuqve kanë qenë edhe Tomislav Stipiç (CSKA Sofje) dhe Roberto Bordin (Elbasani), të dy të sistemuar tashmë. Në situatën aktuale, nëse vendosin për trajner të huaj, pritet që të kuqtë të emërojnë një emër të padëgjuar më parë në tregun tonë. Dje në klub nuk ka qarkulluar asnjë emër, teksa sot pritet të nisin lëvizjet.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts