Ivan Gvozdenoviç, trajneri i Skënderbeut u shpreh i lumtur pas suksesit 1-0 ndaj Partizanit.
“Në këto ditë kishim dy ndeshje shumë të forta kundër Dinamos e Partizanit. Psikologjikisht ishim keq pas Dinamos, por falënderoj djemtë. Psikologjikisht ishim shumë mirë sot, ishim gati. Në pjesën e parë për mendimin tim luajtëm mirë, pas golit ishim gati edhe për shumë topa të gjatë. Ndërrova edhe sistemin në pjesën e dytë me 3-5-2 se Partizani ishte i fortë në ajër. Edhe me Prekën, ne ishim përgatitur për topin në ajër, jemi kënaqur me këtë fitore.Liço ishte më afër te porta, ishte me një pozicion si vjet, sepse ishim në pjesën e parë me romb. Liço bëri sot një ndeshje shumë të mirë taktikisht.
Ne shohim vetëm javë për javë, se nuk mund të them ndryshe. Kam ekip shumë të talentuar, tani fitojnë eksperiencë. Por jemi ende skuadër e re. Nuk mund të flasim shumë, do të bëjmë pushim nesër, do të festojmë sot pak. Pastaj kemi një javë shumë të vështirë kundër Laçit, do të shohim javë për javë. Nuk mund të flasim për “Final Four”, kemi akoma shumë ndeshje. Dinamo pak ditë më parë e thashë që vonoi lojën, unë thashë pastaj që kishin të drejtë, se ishte 0-1. Edhe ne kur ishim 1-0, edhe ne vonuam lojën. Por kjo është pjesë e lojës” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co