Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj dha opinionin e tij pas barazimit 1-1 me Erzenin.
“Keqardhje sepse kishim ndeshjen nën kontroll. Duhet të ishim më agresiv. Shkoi te goli kundërshtari me goditje standarde që na ndëshkoi në goditje të vetme, pastaj luajtëm në gjysmë fushën e tij. Jam shumë i kënaqur me atë që dha skuadra.
Specifika e Erzenit.
Specifika që luan shumë poshtë me skuadër pothuajse në 30 metrat e fundit. Ka qendërmbrojtësa me staturë. Ne kemi presuar mirë, kemi pasur mundësitë. Futbolli kështu është, portieri i tyre lojtari i ndeshjes sot, është dhe pak psikologjike.
2 ndryshime sot te Tirana. Meta dhe Jonuzi nga Kukësi.
Duke parë që Meta ka bërë shumë ndeshje dhe është djalë i ri që nuk i përballon dot. Prandaj ishin dhe ndryshimet.
Pjesa e dytë shumë e mirë.
Ne nuk kemi ngecur në shënimin e golave, menduam të ishim më të kujdesshëm, ta lodhnim kundërshtarin. Dhe në pjesën e parë kishim shumë situata.
Patrick.
Vjen nga një dëmtim shumë i gjatë, 1 vit. Ju rikthye dhe njëherë para 1 muaji dhe nuk mund të marri më shumë se 60 minuta. Ne presim shumë, e kemi quajtur blerje dhe besoj do na ndihmojë në periudhën më decisive.
Jaku meriton minuta?
Jaku ka qenë sot te U-19, nuk u aktivizua atje por ishte ne pankinë. Ndryshimi i Najdovskit i detyruar dhe nuk na dha mundësi për Jakun. E kemi në projekt atë dhe një grup të rinjsh që janë te U-19 dhe Akademia Tirana.
Klasifikimi poshtë para derbit.
Situata ka qenë dhe e njëjtë para 2-3 muajsh dhe krijuam shkëputjen nga poshtë, Tani kemi ngelur të gjitha aty dhe duhet përqëndrim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co