Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu dha mendimin e tij para ndeshjes me Egnatian në kampionat.
“Patjetër që një kualifikim në gjysmëfinale është një gjë shumë e mirë si për skuadrën, ashtu dhe klubin. Tashmë kemi Egnatian. Skuadër e vendit të parë, skuadër me vlera, por ne shpresojmë që të japim më të mirën dhe të marrim maksimumin. Kemi disa probleme, të cilat do t’i vlerësojmë edhe sot me stafin mjekësor për të parë se kush është do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme. Mendoj se grupi do të jetë i plotë dhe shpresoj që të marrim maksimumin.
Nuk dua të nisem nga rezultatet e kaluara që kanë pasur këto dy skuadra në kampionat, pasi kampionati shqiptar është i vështirë. Nuk mendoj se ka vend për frikë, sepse ne kemi lojtarë me kualitet. Ne do të hyjmë në ndeshje për ta fituar pavarësisht renditjes. Është e vërtetë që janë dy sulmet më të mira të kampionatit, por në këtë fazë që jemi është e rëndësishme të marrim tre pikët. Nuk na intereson golavarazhi apo sulmet kush është më mirë, e kush është më dobët. Ne synojmë pikët për të arritur dhe ‘Final 4’., – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co