Trajneri jep dakordësinë, klubi i Premier League rinovon me yllin e sulmit

trajneri jep dakordesine klubi i premier league rinovon me yllin e sulmit
trajneri jep dakordesine klubi i premier league rinovon me yllin e sulmit

Leon Bailey dhe Aston Villa vazhdojnë bashkëpunimin. Klubi i Premier League ka rinovuar kontratën e yllit xhamajkan, me zyrtarizimin që erdhi ditën e sotme.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale nuk specifikohet saktësisht për sa vite vlen marrëveshja. Trajneri i skuadrës nga Birmingham, Unai Emery dha dakordësinë totale për rinovimin, pasi beson shumë te aftësitë e sulmuesit 26-vjeçar.

“Aston Villa njofton se Leon Bailey ka nënshkruar një kontratë të re me klubin. Anësori u bashkua me ne në verën e vitit 2021 dhe ka bërë 87 paraqitje, duke shënuar 16 gola” – Shkruan Klubi. Aston Villa e vendit të pestë ka si synim një vend që të dërgon në Europë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →