Trajtimi skandaloz ndaj Vjosa Osmanit në Shkup, Çeliku: Tirana të dënojë ashpër veprimin e pahijshëm, u cenuan raportet mes Kosovës dhe RMV

trajtimi skandaloz ndaj vjosa osmanit ne shkup celiku tirana te denoje ashper veprimin e pahijshem u cenuan raportet mes kosoves dhe rmv
trajtimi skandaloz ndaj vjosa osmanit ne shkup celiku tirana te denoje ashper veprimin e pahijshem u cenuan raportet mes kosoves dhe rmv

Sjellja skandaloze ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut ka sjellë reagime të forta. Faktori politik në Shqipëri, Kosovë por edhe në Maqedoninë e Veriut ka reaguar duke dënuar incidentin.

Një reagim ka ardhur edhe nga Lëvizja Qytetare Europiane përmes kryetares, Gjyla Çeliku. Ajo shprehet se ndaj Osmanit është bërë një trajtim në kundërshtim me normat diplomatike ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës.

Sipas saj, incidenti i shënuar mbrëmjen e kaluar ka cenuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Vjosa Osmani ëshë Kosova, nuk është vetëm një person fizik, por institucioni më i lartë i shtetit. Ky trajtim i padenjë ndaj një figure të lartë shtetërore është një shembull mllefi e urrejtjeje për një vend që promovon “vlerat demokratike” duke pretenduar Unionin Evropian. Të dënohet ashpër ky veprim i pahijshëm nga Tirana zyrtare, nga përfaqësuesit diplomatikë në vend dhe nga partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut që janë pjesë e kësaj qeverie dhe që mbajnë përgjegjësi të pakontestueshme”, shprehet ajo.

Reagimi

Incidenti ndaj presidentes së Kosovës me marrjen e celularit dhe çantës personale është në kundërshtim me praktikat diplomatike ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës. Presidentja e Kosovës në vend që të mirëpritej me ceremoni shtetërore, ajo nënçmohet dhe maltretohet. Veprim ky nga Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut e përbërë nga partitë maqedonase dhe shqiptare. Akti i shkeljes diplomatike ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është një akt i papranueshëm që drejtpërdejt cënon marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Vjosa Osmani ëshë Kosova, nuk është vetëm një person fizik, por institucioni më i lartë i shtetit. Ky trajtim i padenjë ndaj një figure të lartë shtetërore është një shembull mllefi e urrejtjeje për një vend që promovon “vlerat demokratike” duke pretenduar Unionin Evropian.

Të dënohet ashpër ky veprim i pahijshëm nga Tirana zyrtare, nga përfaqësuesit diplomatikë në vend dhe nga partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut që janë pjesë e kësaj qeverie dhe që mbajnë përgjegjësi të pakontestueshme.

Gjyla Çeliku
Levizja Qytetare Evropiane

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →