Transaksionet në bursë, nga janari në gusht u shitën 3.2 mln euro energji

transaksionet ne burse nga janari ne gusht u shiten 3 2 mln euro energji
transaksionet ne burse nga janari ne gusht u shiten 3 2 mln euro energji

Në Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX) vlera e energjisë së shitur në janar-gusht ishte 3.2 milionë euro. Të dhënat periodike të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për 8-mujorin tregojnë se në total ishin 36.7 mijë MWh të tregtuara në shitje me një çmim mestar të ponderuar prej 89 euro/MWh.

Muaji me transaksionet më të larta në shitje ishte janari kur u regjistrua 1 9 milionë euro një shumë kjo që përbën 60 për qind të vlerës totale të
Transaksionet në bursë, në janar-gusht u shitën 3.2 milionë euro energji

Nga ana tjetër ALPEX ka raportuar edhe të dhënat për blerjen e energjisë në bursë ku rezulton një total prej 1.3 milionë euro si vlerë transaksionesh.

Kryesisht këto blerje janë kryer në dy muaj korrik dhe gusht. Sasia e energjisë e blerë në bursë ishte 13.6 mijë MWh dhe çmimi mesatar i ponderuar i procedurave ishte 99.17 MWh.

Një vlerësim i fundit i ERE për aktivitetin e bursës sa i takon raportimit deri në qershor vlerësonte se çmimet për platformën shqiptare ishin mesatarisht 5 euro/MWh më të larta se çmimet në bursën hungareze që shërben ende si referencë për disa metodologji në vend.

Sa i takon numrit të anëtarëve në total në të dy tregjet Shqipëri dhe Kosovë, Bursa ka 31 anëtare. Nga këto 19 anëtarë janë aktivë për zonën e ofertimit në Shqipëri ndërsa 12 janë të Kosovës gjithmonë për tregun e ditës në avanacë. Një numër në rritje ka edhe numri i anëtarëve të bursës që janë aktivë në ankandet brenda të njëjtës ditë.

Ky numër anëtaresh për të dy tregjet është në 10 aktualisht. Ajo që bie në sy është një diversifikim i numrit të anëtarëve që janë pjesë e bursës ku përveç furnizuesve dhe prodhuesve të energjisë nga hidro dhe që kanë një licencë aktive tregtimi tashmë ka edhe subjekte që kanë në thelb prodhimin e energjisë nga
impiante fotovoltaikë dhe që përveç licencës së prodhimit kanë edhe atë të tregtimit.

Funksionalizimi i bursës për Shqipëri-Kosovë a bërë që të ketë edhe rritje të numrit të anëtarëve të klerimit apo kanaleve që përdoren për pagesa. Aktualisht janë të paktën katër anëtarë klerimi dy prej të cilëve në Shqipëri dhe dy në Kosovë.

Bursa Shqiptare e Energjisë nisi operimin e saj në 12 prill të vitit të shkuar fillimisht vetëm për Shqipërinë dhe më pas këtë vit edhe me Kosovën./Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →