Transferimi i Sheznit te Barcelona, Kristiano Ronaldo: I’u desh “pensioni” për të shkuar në një ekip të madh

transferimi i sheznit te barcelona kristiano ronaldo iu desh pensioni per te shkuar ne nje ekip te madh





































Portieri i ri i Barcelonës, Vojçek Shezni, po përjeton një muaj të mbushur plot me emocione.wojciech-szczesny-cristiano-ronaldo_4qoi33r6ni1d13u31q62skdazPasi ka konfirmuar rikthimin e tij në futbollin e luajtur me firmën për Barcelonën, polaku ka marrë dhe një nderim në vendlindjen e tij para ndeshjes së javës së kaluar mes Polonisë dhe Portugalisë.

Portieri veteran tashmë do të jetë në garë me Injaki Penjën te Barcelona për një vend titullari. Pak ditë më parë, në nxehjen e ndeshjes Poloni-Portugali, e gjithë skuadra polake, me në krye kapitenin Robert Levandovski zbritën në fushë me një fanellë ku ishte stampuar foto e portierit 34-vjeçar.

Por ngjarja më interesante, sipas gazetës “Sport” ishte ajo që ndodhi në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes. Para se portieri të nderohej nga kolegët e tij, ai ka pasur një takim të shkurtër me Kristiano Ronaldon, ku kanë shkëmbyer disa batuta që kanë bërë xhiron e botës.

“Kam firmosur për Barcelonën mik”, i ka komunikuar Shezni kapitenit të Portugalisë. Dhe Kristiano Ronaldo buzagaz nuk e ka kursyer një batutë me portierin. “Më në fund, tu desh të dilje në pension që të firmosje me një klub të madh”.

Një frazë kjo e Kristiano, që me shumë mundësi nuk do të jetë pritur mirë te Juventusi, ku të dy lojtarët, polaku dhe portugezi kanë ndarë së bashku disa kohë. Ronaldo u largua para Sheznit nga Juventusi, ndërsa polaku e bëri në fund të sezonit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →