Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i surprizoi të gjithë me të ardhmen, teksa ditën e sotme iu bashkuar skuadrës arabe të Al Itihad, ku militojnë yje të mëdhenj të futbollit botër, si Karim Benzema, Ngolo Kante, Fabinjo, etj.
Mitaj do të ketë trajner te skuadra arabe, një emër të shquar si Loran Blank. Mbrojtësi fillimisht është transferuar në formë huazimi, teksa klubi mund të ushtrojë të drejtën e blerjes në përfundim të këtij huazimi.
Mësohet se shqiptari do të përfitojë një pagë të majme prej 3 milionë euro në vit te skuadra e tij e re.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co