Transfertat në euro, guvernatori Sejko: Me SEPA, pagesa të shpejta, të sigurta dhe më të lira

transfertat ne euro guvernatori sejko me sepa pagesa te shpejta te sigurta dhe me te lira





































Hyrja e Shqipërisë në Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave, e njohur si SEPA, mundëson që pagesat në euro të jenë të shpejta, të sigurta dhe më të lira”.

gent sejko

Vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një videomesazhi tha se SEPA shihet pozitivisht edhe nga sektori bankar. “Me SEPA dërgesat e parave janë të shpejta të sigurta dhe më të lira. Ata mund të bëhen nga kudo në Europë dhe në çdo kohë. Me SEPA nuk do të ketë më vonesa, procese të ndërlikuara, apo tarifa të larta për transferimet ndërkufitare të euros”, – u shpreh Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Përfitimet e SEPA-s për bankat shqiptare dhe klientët e tyre nënkuptojnë ulje të ndjeshme të kostos së transfertave në të gjithë Europën. “Përfitimet e SEPA-s për bankat shqiptare dhe klientët e tyre individë dhe biznese është një ulje e ndjeshme e kostove të transfertave në të gjithë Europën dhe një lehtësim i ndjeshëm i tyre. Bankat shqiptare janë të vendosura për implementimin sa më të shpejtë të këtij sistemi në mënyrë që të rrisim më tej transfertat elektronike dhe të ndihmojmë klientët tanë”, – tha Bledar Shella, president i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Suzana, një e re që operon në fushën e bujqësisë, tregon se për të rritur prodhimin në fermën e saj, i duhet një makineri e re farëzimi, e cila aktualisht gjendet vetëm në Gjermani dhe kushton 5 mijë euro. Por pagesa e furnitorëve është një makth, thotë ajo. Ndërsa Suzana nuk e llogarit dot se sa kohë do t’i duhet dhe sa do t’i kushtojë kjo pagesë, integrimi në SEPA do ta bëjë jetën e Suzanës më të thjeshtë dhe do t’i ulë kostot për pagesat e furnitorëve.

Lidhur me këtë risi në fushën financiare dhe bankare, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, deklaroi pak kohë më parë se “në momentin e aderimit të trasfertave euro në BE-në, do të konsiderohen sikur të jenë bërë nga një vend anëtar i BE-së. Përmes saj, pagesat dhe transfertat për dhe nga Shqipëria mund të kryhen kudo nga Bashkimi Evropian, duke e bërë procesin më të shpejtë, më të lirë dhe më të lehtë”, – tha ai.

Më 12 qershor, Banka e Shqipërisë firmosi zyrtarisht aplikimin për t’u anëtarësuar në Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave, e njohur si SEPA, duke u bërë vendi i parë në Rajon që e hedh një hap të tillë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →