“Transporti është problem”, Lazimi: Përmirësimi i infrastrukturën do kohë. Të rregullojmë dhe punësimin…

transporti eshte problem lazimi permiresimi i infrastrukturen do kohe te rregullojme dhe punesimin
transporti eshte problem lazimi permiresimi i infrastrukturen do kohe te rregullojme dhe punesimin

Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi, i ftuar në emisionin Open në News24 deklaroi se për turizmin në Shqipëri, transporti është një problem.

Lazimi theksoi se që të përmirësohet infrastruktura ka nevojë për kohë. Ai shtoi se duhet të shikohet mundësia që punësimi në turizëm mos të jetë sezonal, por që të rinjtë ose punonjësit të mund të kenë një punë që zgjat 7-8 muaj.

“Kemi shumë pak hotele në raport me kërkesat që kemi. 35 përqind e hoteleve mbulojnë të gjithë turistët. Transporti është problem i madh, sepse vjen në Rinas dhe më pas duhet të shkosh në Tiranë e nga Tirana do shkosh në vendin që kishe kërkuar.

Edhe ndërtimi i infrastrukturës kërkon kohën e vet. Punësimi në turizëm është sezonal, prandaj dhe shumë të rinj nuk e zgjedhin. Duhet të shikojmë një mundësi që të rregullojmë këtë gjë. Nëse do të zgjasnim turizmin deri në 7-8 muaj do ishte interesant. Përveç detit, duhet të zhvillojmë edhe turizmin malor. Duhet dhe marketingu i mirë”, deklaroi Lazimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →