Transportonte emigrantë nga Pakistani për në Greqi, vihet në pranga 43-vjeçari nga Tirana

transportonte emigrante nga pakistani per ne greqi vihet ne pranga 43 vjecari nga tirana
transportonte emigrante nga pakistani per ne greqi vihet ne pranga 43 vjecari nga tirana

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi transportonte emigrantë të plaigjshëm.

Mësohet se 43-vjeçari, banues në Tiranë, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar 2 emigrantë nga Pakistani, nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë.

43-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga Pakistani, nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen 1 automjet, 3 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →