Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi transportonte ilegalisht emigrantë nga kufiri me Malin e Zi.
Policia e Vlorës bën me dije se i riu me iniciale B. P., 24 vjeç, banues në Krujë, u kap duke transportuar 5 emigrantë iranianë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.
Ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe dy të rinj të tjerë, shtetasit me iniciale A. B., 29 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Dy vëllezërit u kapën duke lëvizur me automjet tjetër, përpara automjetit që drejtonte 24-vjeçari, për të shmangur kontrollet e Policisë.
Njoftimi i policisë
Transportonte 5 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, arrestohet 24-vjeçari.
Në pranga dhe 2 vëllezër, të cilët lëviznin me automjet tjetër, përpara automjetit ku ishin emigrantët, për të shmangur Policinë.
Gjatë operacionit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, arrestuan shtetasit B. P., 24 vjeç, banues në Krujë, A. B., 29 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shtetasi B. P. u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Sarandë-Qeparo”, duke transportuar 5 emigrantë iranianë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Shtetasit A. B. dhe A. B. (vëllezër) u kapën duke lëvizur me automjet tjetër, përpara automjetit që drejtonte shtetasi B. P., për të shmangur kontrollet e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.