Një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi transportonte kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani.
Policia njofton se 24-vjeçari ishte banues në Shkodër, ndërkohë emigrantët synohej të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.
Njoftimi i policisë:
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co