Një 50-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë në Vlorë.
Sipas informacioneve, M. D., 50 vjeç, akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.
Pasi u kap duke transportuar mallra kontraband, policia ka gjetur dhe sekuestruar paketa me cigare dhe pije alkolike.
M.D. u kap duke transportuar me një automjet, një sasi produktesh (paketa me cigare, pije alkoolike, shishe uji), të dyshuara të kontrabanduara, të cilat dyshohet se do shiteshin në biznesin e shtetasit B. Ç.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/ Evidentohet dhe goditet një rast i kontrabandimit të mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja, finalizoi operacionin policor të koduar “Tranzit 5”.
U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, paketa me cigare dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 50-vjeçari.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co