Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar dy persona, në kuadër të operacionit të koduar “Udhëtarët”. Në pranga ranë dy persona, që po transportonin armë zjarri dhe bajonetë në linjën e autobusit Pogradec-Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Udhëtarët”.
Transportuan me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët”.
Si rezultat këtij operacioni, te terminali i autobusëve në afërsi të Casa Italias, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. P., 28 vjeç, banues në Yzberisht, dhe F. P., 27 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit të çantës personale të cilën këta shtetas mbanin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë. Arma e zjarrit ishte sjellë nga Pogradeci në Tiranë, për tu shitur tek persona të tjerë. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co