Trazira jashtë Parlamentit Evropian në Bruksel, fermerët djegin goma dhe gjuajnë me vezë e gurë drejt selisë

trazira jashte parlamentit evropian ne bruksel fermeret djegin goma dhe gjuajne me veze e gure drejt selise
trazira jashte parlamentit evropian ne bruksel fermeret djegin goma dhe gjuajne me veze e gure drejt selise

Fermerët evropianë bllokuan rrugët kryesore pranë Parlamentit Evropian dhe dogjën goma, ndërsa liderët e BE-së u mblodhën për një samit në kryeqytetin belg.

Protestat të cilat janë përhapur në gjithë Evropën vijnë pasi fermerët nuk janë dakord me ligjet e reja që rrisin kostot për ta si edhe me importet e lira që vijnë nga Ukraina.

Tubimi i fermerëve shënon kulmin e protestave të fermerëve që janë përhapur në shtete evropiane që nga Italia, Spanja, Greqia, Portugalia, Franca e të tjera, që thonë se po vuajnë pasoja të rënda për shkak të rritjes së kostove të lëndëve kimike për të mbjellat e tyre, kostove për energjinë dhe konkurrencës me produktet më të lira të importit.

Protestat në Evropë po mbahen ndërkohë që djathta ekstreme, që po gëzon rritje të mbështetjes nga fermerët, po synon të arrijë fitore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në muajin qershor.

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën planet për të mbrojtur fermerët nga mallrat më të lira të importit nga Ukraina gjatë periudhës së luftës si edhe të lejojë femerët që të pordorin toka, që deri tani ishin lënë djerrë për arsye mjedisore.

Megjithatë fermerët thonë se këto masa nuk janë të mjaftueshme, pasi ata po përballen me taksa të larta dhe me konkurrencë të pandershme nga jashtë.

Mbetet ende e paqartë nëse 27 udhëheqësit e vendeve të BE-së do të japin propozime konkrete në takimin e sotëm lidhur me kërkesat e fermerëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →