Tre arbitret shqiptare drejtojnë me sukses ndeshjen ndërkombëtare, Itali-Irlandë!

tre arbitret shqiptare drejtojne me sukses ndeshjen nderkombetare itali irlande
tre arbitret shqiptare drejtojne me sukses ndeshjen nderkombetare itali irlande

Pasi shkruajtën historinë duke drejtuar për herë të parë një ndeshje të UEFA Women’s Champions League, SL Benfica W – Barcelona W, arbitret shqiptare Emanuela Rusta, Erinda Kume dhe Koleta Prenga të premten regjistruan suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare.

Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume së bashku me Koleta Prengës si asistente gjykuan ndeshjen miqësore të vajzave, Itali-Irlandë. Sfida e luajtur në stadiumin “Viola Park” të Firences përfundoi me rezultatin 0-0 dhe arbitret shqiptare patën një performancë shumë të mirë.

Emanuela Rusta, Erinda Kume, Edjena Kapxhiu, Eglantina Pjetrushaj, Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga janë arbitret shqiptare të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.

Gjykimi në nivele të tilla dhe besimi i UEFA-s tregon edhe një herë tjetër rritjen e arbitrimit shqiptar edhe në nivele të larta të skenës së futbollit europian e botëror.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →