Anglia përballet me Zvicrën për të siguruar një biletë në gjysmëfinalet e Euro 2024. Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e rivalizuar duke parë gjendjen e dy ekipeve.
Anglia ka kaluar pa shumë shkëlqim deri tani në çerekfinalet e turneut, duke vuajtur sidomos në turin e mëparshëm e duke qenë vetëm pak sekonda larg eliminimit përballë Sllovakisë. Ndaj për skuadrën e Garet Sauthgejt, fitorja sot dhe me lojë bindëse duket tashmë një “detyrim” që shton edhe më shumë trysninë mbi të.
Ndërsa në anën tjetër vjen Zvicra e cila ka dhënë një provë të mirëfilltë force përballë Anglisë në takimin e mëparshëm dhe kërkon me të drejtë që të tentojë për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinalet e Europianit.
FORMAICONET ZYRTARE
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co