Tre muaj izolim në banesë, ish-kryeministri Sali Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë

tre muaj izolim ne banese ish kryeministri sali berisha rekurs ne gjykaten e larte
tre muaj izolim ne banese ish kryeministri sali berisha rekurs ne gjykaten e larte

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon heqjen e masës së sigurisë së “arrestit në shtëpi” ku ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar.

Pas tre muajsh izolim në banesë, nëpërmjet avokatëve mbrojtëse, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit ne arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë dhe Apeli i GJKKO. Rekursi është regjistruar 3 ditë më parë më 20/03/2024 ku gjyqtari relator pritet të jetë Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →