Duke komentuar vrasjen me thikë të adoleshentit Grei Bihuci, i cili humbi jetën sot në Fier, ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në “Open” në News 24, tha se për krimin fajtor është edhe vetë shoqëria ndërsa konflikti ka nisur tre muaj më parë.
“Viktima ka dashur të ndajë sherrin mes personave dhe nuk ka qenë burimi i konfliktit. Autori dhe shoku i viktimës kanë pasur një konflikt tre muaj më parë, para dhjetë ditësh kanë treguar thikat. Kanë pasur një konflikt një ditë më parë, më pas ka agravuar konflikti sot dhe ka përfunduar me një vrasje të një personi që nuk ka pasur lidhje.
Në momentin që policia ka kryer arrestimet, ka rezultuar se vetëm viktima ka qenë nxënës i shkollës, ndërsa autorët e kanë braktisur shkollën. Në rastin konkret ka shumë institucione që duhet të përgjigjen për ngjarjen, kemi shkollën, familjen dhe shoqërinë. Ka tre muaj që ka një konflikt midis adoleshentëve dhe askush nuk ka ndërhyrë.
Thika ka qenë me vete për të kryer një veprim kriminal dhe kemi të bëjmë vërtetë motiv të dobët, por me paramendim. Kjo duhet të vërë në alarm për shoqërinë dhe policia të ushtrojë më shumë kontrolle. Problemet me thika i kanë shumë shtete, por policia duhet të reagojë më shpejt”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co