Tre orë mosbindje civile/ Bllokim të rrugëve në 6 kryqëzimet kryesore! Tensione dhe djegie gomash, si protestoi opozita! Mesazhet e demokratëve

tre ore mosbindje civile bllokim te rrugeve ne 6 kryqezimet kryesore tensione dhe djegie gomash si protestoi opozita mesazhet e demokrateve
tre ore mosbindje civile bllokim te rrugeve ne 6 kryqezimet kryesore tensione dhe djegie gomash si protestoi opozita mesazhet e demokrateve





































Ashtu siç kishin njoftuar, opozita doli sot sërish në protestë, në atë që ajo e quan mosbindje civile. Ndryshe nga tubimi i 7 tetorit, sot (29 tetor) deputetët e PD dhe mbështetës demokratë u vendosën në 6 kryqëzime kryesore të Shqipërisë, duke bllokuar rrugët dhe paralizuar qarkullimin.

Deputetët e PD dhanë mesazhin se qëllimi i kësaj protestë është realizimi i kërkesave të tyre, qeveria teknike me qëllim zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe lirimin e Sali Berishës.

Në Tiranë, Elbasan dhe në Milot situata në disa momente u tensionua, ndërsa protestuesit dogjën goma, shkurre dhe kosha mbeturinash.

Policia bëri disa herë thirrje që rrugët të lirohen, pasi bllokimi i tyre përben vepër penale. Kjo është konsideruar nga deputetët e PD si provokim që po i bëhet qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore.

Në Tiranë, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe deputeti Asllan Dogjani u përplasën me policinë, duke i kërkuar atyre që të distancohen dhe të mos provokojnë.

Madje Flamur Noka paralajmëroi se nëse policia nuk tërhiqet nga provokimet, qytetarët do t’i drejtohen Surrelit.

Në fund protesta u mbyll dhe qytetarët u shpërndanë në mënyrë paqësore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →