Tre të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat në Arkansas

tre te vdekur dhe disa te plagosur nga te shtenat ne arkansas
tre te vdekur dhe disa te plagosur nga te shtenat ne arkansas

ARKANSAS – Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të dielën herët në mëngjes, kur të shtënat shpërthyen në një festë private në Arkansas.

Oficerët gjetën viktima të shumta të qëlluara me armë zjarri kur mbërritën në vendngjarje pranë zonës në qendër të qytetit Jonesboro rreth orës 5 të mëngjesit, tha policia e Jonesboro në një postim në Facebook.

Një burrë dhe një grua, për të cilët policia tha se ishin të njohur të agresorit, u vranë. Efektivët shtuan se edhe vrasësi ka vdekur. E plagosur ka mbetur edhe një grua tjetër, e cila ka qenë edhe e njohur e autorit.

Të plagosur janë tre persona të tjerë që nuk kishin lidhje me autorin. Një person i pestë u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të marra nga të shtënat. Policia nuk ka thënë se çfarë mund të ketë çuar në të shtënat e nuk ka dhënë informacione mbi njerëzit që u dërguan në spital.

Një hetim për ngjarjen po vazhdon. Jonesboro është rreth 70 milje në verilindje të Little Rock, Arkansas.

(BalkanWeb)  

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →