Tre persona janë vrarë në një sulm në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor, thonë zyrtarët izraelitë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se tre civilë izraelitë u vranë në të shtënat në kalimin e urës Allenby.
Sipas tyre sulmuesi iu afrua zonës nga ana jordaneze me një kamion, më pas doli dhe hapi zjarr. BBC raporton se sulmuesi ëhstë vrarë nga IDF dhë më pas ka nisur kontoli i kamionit për eksploziv.
Mjekët thanë se tre të vrarët janë burra rreth të 50-tave, sipas mediave izraelite. Ndërkohë Jordania thotë se ka mbyllur anën e saj të kufirit dhe po heton ngjarjen.
Incidenti ndodhi në një zonë të kontrolluar nga Izraeli, ku automjetet jordaneze shkarkojnë mallrat duke hyrë në Bregun Perëndimor.
Kalimi i njohur gjithashtu si Ura e Mbretit Husein, shtrihet pothuajse saktësisht në gjysmë të rrugës midis Amanit dhe Jeruzalemit dhe është e vetmja pikë kalimi zyrtar midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co