Tre turistë kinezë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një aksident rrugor përgjatë një rruge në Kajiado, Kenian juglindore, konfirmoi policia.
Zëdhënësja e policisë Resila Onyango tha se aksidenti ndodhi në mëngjes kur gjashtë turistë kinezë po udhëtonin nga Parku Kombëtar Amboseli në Nairobi, kryeqyteti i Kenias.
“Hetimet paraprake tregojnë se rrota e pasme e majtë është shkëputur nga makina, duke bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e mjetit. Si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur”, tha Onyango.
“Si pasojë e aksidentit, të gjashtë turistët u plagosën rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spital. Tre prej tyre, dy meshkuj dhe një femër, vdiqën gjatë trajtimit, ndërsa tre të tjerët, dy femra dhe një mashkull , janë ende në gjendje kritike”, tha Onyango.
Drejtuesi i mjetit vendas ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet në spital për trajtim mjekësor.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co