Tre vite nga lufta në Ukrainë, Kievi thotë se ka rrëzuar 35 dronë rusë

tre vite nga lufta ne ukraine kievi thote se ka rrezuar 35 drone ruse
tre vite nga lufta ne ukraine kievi thote se ka rrezuar 35 drone ruse

Kievi tha më 10 mars se ka rrëzuar 35 dronë të lëshuar nga Rusia në mbarë Ukrainën, përfshirë edhe në rajonin e kryeqytetit, duke shtuar se një sulm në një qytet në lindje la të plagosur të paktën nëntë persona.

Ukraina tha se sulmet me dronë u lëshuan drejt rajoneve qendrore dhe jugore, ndërkaq në rajonet lindore të Harkivit dhe Donjeckut ka pasur sulme me raketa.

“Si rezultat i operacioneve luftuese, 25 dronë Shahed – të prodhimit iranian – janë rrëzuar” në mbi dhjetë rajone, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në njoftim u tha se dronët u rrëzuan në rajonet qendrore të Kievit, Vinitsjas, Çerkasit dhe Dnipropetrovskit, si dhe në rajonet jugore të Odesës, Hersonit dhe Mikolajivit.

Më në perëndim, rajonet e Zhitomirit dhe Hmelnitskit po ashtu u goditën nga sulme me dronë.

Në rajonin e Donjeckut, zyrtarët thanë se një sulm me raketa ruse goditi qytezën e Mirnogradit.

“Granatime ruse në Mirnograd me tri raketa S-300. Të paktën nëntë persona janë plagosur, përfshirë një adoleshent”, shkroi në rrjetet sociale kreu i rajonit të Donjeckut, Vadym Filashkin.

Në rajonin verilindor të Harkivit, guvernatori Oleg Synegubov, tha se është sulmuar një kamp i rekreacionit në qytetin e Bogoduhivit, që është qyteti më i afërt me kufirin rus.

Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e tretë./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →