Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë foto nga takimi që ka kryer me qytetarët në Belsh, aty ku tregtarët janë në protestë për shkak se janë larguar nga tregu i tyre tradicional ku ushtrojnë aktivitetin prej 32 vitesh.
Salianji thotë se do të qëndrojnë krahë qytetarëve të cilët janë në protestë dhe kanë paralajmëuar përshkallëzim deri në bllokim të rrugës.
Postimi i Salianjit:
”Belsh, në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime dhe bllokim të përkohshëm të rrugës si paralajmërim për përshkallëzim nëse problemi nuk zgjidhet!
Pasi mori votën duke i konsideruar “të xhepat”, qeveria vendos t’i vërë flakën në rrugë qindra tregtarëve të vegjël dhe fermerëve në Belsh, duke i përzënë me forcë nga tregu i tyre tradicional ku ushtrojnë aktivitetin prej 32 vitesh.
Përmes një vendimi klientelist ata kanë zgjedhur të përdorin paratë duke investuar në një zonë të zbrazët për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike. Si në çdo rast PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm dhe fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë në gjysmën e tregut të ri!
Dua të bëj të qartë se ne do të qëndrojmë me banorët që përshkallëzojnë protestat e tyre legjitime dhe revoltën për t’ju ndaluar të shisni produkte organike të zonës’‘, shkruan Salianji.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co