Turqia ja doli të kualifikohet si vendi i dytë në Grupin F, pasi mundi në ndeshjen e fundit Republikën Çeke, 2-1. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e teknikut Montella, që në fazën tjetër do të gjejë përballë Austrinë.
Në përfundim të ndeshjes, foli përpara mediave edhe qendë mbrojtësi Merih Demiral.
“Ishte një sfidë shumë e vështirë, por arritëm të tregojmë karakter. Jam krenar për të gjithë shokët e ekipit. Dëshirojmë të vazhdojmë gjatë në këtë evropian, ashtu siç kemi bërë edhe në 2008”, theksoi Demiral.
Në Euro 2008, Turqia mbërriti deri në gjysmëfinale, aty ku u mposht nga Gjermania 3-2.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co