00:05 – 31.01.2024
Një debat i ndezur u bë në prime mes Rikes dhe Ilnisës e kjo gjë për shkak të një xhelozie për shkak të Meritonit. Në debat u tha:
Rike: Unë Meritonin e kam vetëm shok. Nuk e di si i futesh në krevat Meritonit, si shoqe ose dashnore. Mund të bësh çfarë të duash. Unë me atë kam vetëm relacion shoqërie. I ngrite prapë puplat.
Ilnisa: Posht puplave nuk kemi çfarë të flasim. Kjo është shoqja e të gjithë çunave dhe armikja e të gjitha gocave që mund të kenë…
Rike: Ti po plas nga inati. Ishalla të merr.
Ilnisa: Fol mirë.
Rike: Unë këtu jam shoqe me të gjitha, përveç saj.
Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality shoë, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ndërkohë që spektaklin e sotëm do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co