“Tremb” Murataj, Partizani zbarkon në Maltë për ndeshjen vendimtare

tremb murataj partizani zbarkon ne malte per ndeshjen vendimtare
tremb murataj partizani zbarkon ne malte per ndeshjen vendimtare

Partizani vijon normalisht stërvitjen për sfidën e nesërme kundër Marsaslok. Skuadra e kuqe dje ka kryer një seancë tejet të detajuar, ku gjithçka është përqendruar më së shumti në aspektin teknik, te mënyra sesi skuadra do të qaset në fushë.

Dëmtimet janë kthyer të jenë një shqetësim në klubin e kuq. Murataj mësohet se ka pësuar një goditje në këmbë gjatë stërvitjes së para dy ditëve. Në pamje të parë nuk duket diçka aq serioze, por situata e tij mbetet për t’u qartësuar deri nesër. Edhe Sembene ka pësuar një dëmtim në kavilje, por duket se alarmi për të ka rënë.

Senegalezi dje është ndier më mirë dhe pritet të udhëtojë me ekipin në Maltë. I dëmtuar vijon të jetë Taipi, i cili nuk është as në listën e ndeshjes. Pjesa tjetër e lojtarëve janë në gjendje maksimale dhe të etur për të zhvilluar një ndeshje ndryshe nga ajo e Elbasanit.

Sa i përket axhendës së udhëtimit në Maltë, Partizani ka shkuar me avion “charter”. Fluturimi pritet të zgjasë rreth 1 orë e gjysmë. Më pas ekipi do të pushojë disa orë dhe në 19:00 do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në “Centenary Stadium”, ku luhet ndeshja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →