Pak çaste më parë, mediet e Kosovës kanë raportuar për lëndimin e rëndë të një gruaje në Prishtinë. Ajo dyshohet të jetë shtypur nga treni.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co