“Të jesh trajneri i kombëtares angleze është ndër detyrat më të vështira në botë”, thekson Trent Alexandër-Arnold, i cili ka vetëm fjalë të mira për Gareth Southgate. Pavarësisht se ish-trajneri nuk e aktivizoi si titullar në Euro 2024.
“Gareth është shumë i nënvlerësuar. Unë i jam mirënjohës për çdo mundësi që më ka dhënë. Kemi kujtime të bukura së bashku. Edhe pse kritikohej shumë dhe spekulimet nuk kishin fund, ai na udhëhoqi drejt një tjetër finaleje. Ishim të bashkuar si skuadër, kjo për meritën e tij. Pastaj ishte e jashtëzakonshme mënyra si i përballoi kritikat”, theksoi Alexandër-Arnold.
25-vjeçari i korsisë së djathtë po përflitet për një transferim te Reali i Madridit.
Arnold ka edhe një vit kontratë me Liverpoolin. Nuk mungon një koment për Jurgen Klopp, një nga emrat që përfliten të zëvendësojnë Southgate në stolin e “Tre Luanëve”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co