Daniel Maldini bën histori. Me debutimin e tij në ndeshjen kundër Izraelit arrin që të vazhdojë dinastinë me të njëjtin mbiemër që për vite me radhë ka mbrojtur me nder fanellën “Axurre”.
Tani kemi një rast unik në futbollin italian. Deri tani kishte ndodhur që babai dhe i biri që kenë luajtur me kombëtaren, por kurrë më parë që gjyshi, babai dhe i biri të kenë ndjekur të njëjtën traditë. Kjo gjë ndodhi ditën e djeshme, ku i biri i Paolos dhe nipi i Çezares u aktivizua nga trajneri Spaleti kundër Izraelit. Kishin kaluar 22 vite dhe 118 ditë nga ndeshja e fundit e Paolo Maldinit me “Auxrrët” dhe 61 vite dhe 1 ditë nga ajo e fundit e Çezare Maldinit me Italinë. Ja ku u rikthye një tjetër Maldin në fushë.
“Ishte emocion i jashtëzakonshëm. Krenari e madhe për mua. Nuk kam folur ende me babanë, por do ta bëj sa të shkoj në shtëpi”, ka thënë Daniele Maldini.
PANORAMASPORT.AL