Tri fitore në fund, quajeni “zona Dinamo” në Superiore

tri fitore ne fund quajeni zona dinamo ne superiore
tri fitore ne fund quajeni zona dinamo ne superiore

Fitorja me Vllazninë ishte e treta që Dinamo e arrin nga minuta e 90-të e më pas. Të trija fitore që blutë kanë në këtë kampionat, janë “vulosur” pikërisht nga minutat e fundit.

Kujtojmë që Bregu shënonte me penallti po në “Elbasan Arena” ndaj Elbasanit dhe blutë i gëzoheshin fitores së parë. Po në këtë stadium shënonte Mandela në minutën e 90-të golin e fitores 2-1 ndaj Skënderbeut. Dhe së fundi i njëjti rezultat i fiksuar ndaj Vllaznisë në minutën e 95-të nga sulmuesi vlonjat.

Në kohën shtesë skuadra kryeqytetase ka shënuar edhe në derbin me Partizanin. Në atë ndeshje ishte Vila që i jepte një pikë Dinamos, duke realizuar me kokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co