Dje përmbylli një nga kapërcimet më të mëdha të një lojtari tëSuperiores, por rrugëtimi i Maget Gueje te Partizani ka kaluar shumë pengesa deri në kalimin te Racing Santander në La Liga 2. Më 5 shtator të vitit 2021, kur merkatoja dirigjohej nga Ilir Dajadhe Olsi Rama, Partizani njoftoi firmën me të dhe Saliu Sembene.
FILLESAT – Që në ditët e para klubi e dalloi se Maget kishtetregues të një lojtari me të ardhme. Në muajt e parë binte në synë stërvitje, por herë pas here shfaqte probleme fizike dhe vështirësi në përshtatjen me fushat sintetike. Debuton vetëm pesëditë pas firmës mbi kontratë, duke u aktivizuar në minutën e 85- të në vend të Damçevskit në një ndeshje të komplikuar, e humbur minimalisht kundër Teutës. Ishte vetëm 18 vjeç dhe nuk kishtehapësira sa duhet, ndikuar, sepse skuadra ishte në vështirësi. Pas një krize rezultatesh, Dritan Mehmeti pason Dajën në stol. Maget grumbullon 20 paraqitje, por vetëm 513 minuta. Pikën më të vështirë në fushë e shënon në Europë, kur humbet penalltinë, që eeliminon Partizanin nga Europa në serinë kundër Saburtalos.
KONFLIKTI – Para kësaj ndeshjeje i riu kishte nisur pakënaqësitëme aktivizimin dhe me kalimin e kohës tensioni shtohej. Me Mehmetin dhe drejtuesit e tjerë marrëdhënia nuk ishte më e mira e mundshme. Bashkë me Sembene, të cilin trajneri e kishte dërguar në ekipinU-21, Maget nuk pranon të dalë në stërvitje dhe kërkon largimin meçdo kusht. Në klub përpiqen ta bindin se është lojtar i së ardhmes dhemomenti i tij do të vijë, por djaloshi duket i mbushur emocionalisht. Në verë Mehmeti shkarkohet dhe timonin e merr Kolela.
“SHKËLQIMI” – Tensioni ishte ende në ajër dhe dy lojtarët vijonin të bojkotonin stërvitjen. Në gjysmën e parë të sezonit Maget nuk luan asnjë ndeshje. Zbret në fushë vetëm në dhjetor të2022-shit. Me kalimin e kohës djaloshi nis të fitojë besimin eKolelës. Trajneri i beson fanellën e titullarit kundër Kukësit, Egnatias dhe Erzenit. Ndeshje pozitive, pa gabime, por ende asgjëspeciale e shprehur. Në mars të 2023-shit i besohet fanella etitullarit në derbin me Tiranën. Fiton Partizani 2-0 dhe bie nësy maturia dhe rrjedha që djaloshi i jep lojës.
Në vijim dëmtimet e ndalojnë dhe duket sikur progresi nuk ndodh. Pas titullit të fituar, Kolela largohet dhe në krye të ekipit vjen Zoran Zekiç. Mes të gjithëve kroati spikati cilësitë e Maget, i beson minutakundër BATE Borisovit dhe më pas atë të titullarit me Valmierëndhe Astanën. Në vijim historia dihet, Maget shkëlqen çdo ndeshjee më tepër dhe i bind të gjithë se është një lojtar që Superiorjae sheh rrallë. Tani ta shohim në La Liga 2.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co