Edhe pse në Francë ende refuzojnë t’i thonë lamtumirë golashënuesit më të mirë të historisë së PSG-së, vendimi i Kylian Mbappe për largimin nga “Parku i Princave” është marrë prej kohësh. Nuk ka kthim mbrapa dhe as tripleta nuk do mund t’i ndryshojë mendjen, pavarësisht se trajneri , Luis Enrique beson te mrekullia.
Mbappé ka fituar tashmë Superkupën e Francës, është fare pranë triumfit në Ligue 1, skuadra është në finale të Kupës më 25 maj kundër Lyonit dhe parisienët janë tre ndeshje larg suksesit në Champions League. Nëse PSG fiton të gjitha trofetë e mundshëm, Mbappe do të largohej si hero dhe me siguri nuk do të urrehej nga asnjë tifoz.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co