Bota Sport

Triumfi historik i Olimpiakosit ngjit kampionatin grek në vendin e 15-të në UEFA, AEK-u feston me… biletën Champions

triumfi historik i olimpiakosit ngjit kampionatin grek ne vendin e 15 te ne uefa aek u feston me bileten champions






























Olimpiakos bëri një mrekulli dhe mundi Fiorentinën në kohën shtesë të finales së Konferencës së Evropës, duke i dhënë kështu Greqisë pikët për të kaluar Danimarkën në vendin e 15-të në renditjen e UEFA-s dhe t’i kthejë ligës helene biletën e dytë për eliminatoret e Champions-it. 

El Kaabi

Greqia kaloi Danimarkën në vendin e 15-të, duke siguruar kështu pesë bileta evropiane nga sezoni 2025-2026. 

Skuadra kampione do të garojë në raundin e 2-të kualifikues të Champions League në vazon e favoritëve, ndërsa nënkampioni do të jetë në të njëjtin raund në rrugën e jofavoritëve, fituesi i kupës në raundin e 3-të kualifikues të Europa League. Ndërsa vendi i treti dhe i katërti do të garojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

RENDITJA

Pra falë këtij triumfi feston edhe AEK-u që zyri vendin e dytë, teksa PAOK-u u shpall kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts