Sport

Triumfi i Spanjës jo vetëm në aspektin sportiv, “La Roja” mbush “arkat” me miliona pas suksesit në Euro 2024

triumfi i spanjes jo vetem ne aspektin sportiv la roja mbush arkat me miliona pas suksesit ne euro 2024
triumfi i spanjes jo vetem ne aspektin sportiv la roja mbush arkat me miliona pas suksesit ne euro 2024

Spanja hyri në histori, suksesi i 4-ët në finalet e një evropiani, ishte absolutisht objektivi maksimal I arritur për skuadrën e de la Fuentes. Por triumfi i Spanjës “përkthehet” jo vetëm në një sukses në aspektin sportive, por edhe në përfitim monetary të federates spanjolle si dhe lojtarëve kampionë.

7 fitoret e “Furisë së Kuqe” kanë bërë që federata të arkëtojë afro 29 milionë euro, maksimumi i mundshëm, diçka që erdhi prej të gjitha fitoreve. UEFA kishte vendosur që pjesëmarrja në aktivitet ishte 9.2 milionë euro, pra për të gjitha kombëtaret që morën pjesë. Arkat u mbushën me 1 milionë euro për çdo fitore gjatë Europianit dhe 1,5 për kualifikimin në fazën e 1/8-ave dhe 2.5 për çerekfinalet dhe 4 për gjysmëfinalen. Në fund ishte qershia mbi tortë 8 milionë euro për titullin kampion të fituar në “Olympiastadion”. Federata kishte negociuar me kapitenët e skuadrës për përqindjen e këtyre parave që do të fitonin në rast se do të bënin rrugëtim pozitiv dhe do të triumfonin në Europë. Me federatën u arrit marrëveshja që nuk do të kishte asnjë lloj premio në rast kualifikimi vetëm në fazën e 1/8- ave të Europianit.

Por në fund u vendos që futbollistët do të përfitonin 30% të vlerës që fitohej në fushën e lojës nga rezultati. Kualifikimi për në fazën e 1/8-ve vlente 180 mijë euro për lojtar, 75 mijë për çerekfinalet dhe që do të shkonin deri në 434.615 mijë euro për triumfin në finalen e Gjermanisë. Por përfitimet e futbollit spanjoll nuk janë vetëm në aspektin financiar. Suksesi i futbollit spanjoll është edhe në marketing dhe vëmendja e madhe e që do të marrin. Lojtarët do të përmirësojnë kontratat e tyre me klubet dhe shumë të tjerë do të kenë merkato më të mirë tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts