Bota

Tronditet Amerika! Qëllohet me armë në drejtim të Donald Trump

tronditet amerika qellohet me arme ne drejtim te donald trump
tronditet amerika qellohet me arme ne drejtim te donald trump

Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump është sulmuar, dyshohet me armë zjarri, në një tubim elektoral në Pensilvani.

Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare duket momenti kur Trump është qëlluar gjatë momentit që po mbante fjalimin para mbështetësve të tij.

Pamjet tregojnë momentin kur rojet e sigurisë rrethojnë presidentin dhe e fusin poshtë tavolinës për të shmangur rrezikun.

Ende janë të paqarta arsyet e sulmit, por mendohet se kjo mund të vijë edhe si pasojë e retorikës anti Trump që kundërshtarët dhe mediat e majta kanë ngritur ndaj tij.

Shërbimet Sekrete e kanë dërguar atë për mjekim në spital. Mbështetësit u shqetësuan teksa panë fytyrën e Trump të gjakosur.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts