Bayern Munich nuk gjen qetësi, vijon sezonin me ulje ngritje të forta, këtë herë duke u ndalur në një barazim dramatik 2-2 përballë Freiburg, një “X” që praktikisht i nxjerr nga gara për titull në Bundesligë, për momentin Leverkusen e sheh veten plus 7 pikë, për më tepër me një ndeshje më pak. Vendasit i befasuan që në minutën e 12-të, me Gunter që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të gjatë ku Neuer u dorëzua në tentativën e tretë.
[embedded content]
Ekipi i Tuchel u rikthyer shpejt në lojë, me Tel që barazoi shifrat në minutën e 35-te me një ekzekutim plot klas. Me fillimin e pjesës së dytë, Bayern Munich krijoi iluzionin se gjithçka do të rikthehej në rrjedhën logjike teksa Musiala bëri lëmsh të gjithë prapavijën e Freiburg duke kaluar Bayern në avantazh. Nuk ishte e thënë që Bayern të dilte me pikë të plota nga kjo transfertë pasi në minutën e 87-të, Holer me një super gol barazoi shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Ky barazim sjell dhe një herë diskutimin mbi të ardhmen e Thomas Tuchel, ku ideja për të ndërprerë bashkëpunimin përpara fundit të këtij sezoni po merr më shumë kuota, përcaktues pritet të jetë sfida kundër Lazio-s në Champions League.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co