Trump dhe Biden rikthehen të debatojnë pas 4 vitesh/ Çfarë ndodhi në përballjen e parë mes tyre në 2020-ën

trump dhe biden rikthehen te debatojne pas 4 vitesh cfare ndodhi ne perballjen e pare mes tyre ne 2020 en
trump dhe biden rikthehen te debatojne pas 4 vitesh cfare ndodhi ne perballjen e pare mes tyre ne 2020 en

Të enjten zhvillohet debati i parë i zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024. Por kjo nuk është përballja e parë e kandidatëve për president. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti i hedh një vështrim debatit të vitit 2020 dhe pritshmërive për debatin e së enjtes mes presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump.

Në ballafaqimin e tyre të fundit, njëri ishte në mandatin e tij të parë si president.

“Kam bërë më shumë në 47 muaj, sesa ke bërë ti në 47 vite Joe”, tha zoti Trump.

“Njerëzit kanë nevojë për ndihmë”, tha politikani me përvojë Joe Biden.

Përballja 90 minutëshe ishte kaotike dhe me shumë ndërhyrje.

Biden: A do ta mbyllësh gojën?

Trump: Shiko kë ke në listën tënde Joe? Kush është në listë?

Biden: Kjo është shumë jopresidenciale…

Zëri i Amerikës pyeti disa votues, mbi kujtimet e tyre nga ai debat.

“Ka kaluar kohë”, thotë Heidi Harden mbështetëse e Presidentit Biden.

“Më kujtohet se Trumpi ishte shumë më mirë”, thotë Jeremy Laurin, mbështetës i ish Presidentit Trump.

“Trumpi po sillej si një fëmij inatçor, duke e ndërprerë atë vazhdimisht dhe Bideni nuk e toleronte”, thotë Adam Bailey, përkrahës i zotit Biden.

Një shfaqje e ngjashme politike pritet edhe të enjten, por mund të jetë pak më i butë për shkak të rregullave të reja. Në këtë debat, mikrofoni i kandadatit që nuk ka rradhën për të folur, do të jetë i mbyllur.

“Uroj të mos arrijë deri aty, por nisur nga debati i fundit është gjë e mirë”, thotë Chet Edelman, mbështetës i zotit Biden.

Një nga pjesët më të paharruara në debatin e vitit 2020 ishte kur presidentit të atëhershëm Trump iu kërkua të dënonte supremacistët e bardhë. Analistët thonë se ai u bëri një thirrje.

Donald Trump: “Proud boys? Proud boys, tërhiquni dhe qëndroni gati”.

Të dy kandidatët u pyetën nëse do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve.

“Nëse janë zgjedhje të ndershme, jam 100 për qind i gatshëm. Por, nëse shoh dhjetëra mijëra fletëvotime të manipuluara, nuk mund t’i pranoj”, ishte deklarata e zotit Trump,

“Do ta pranoj. Edhe ai do ta pranojë. E dini pse? Sepse pasi të shpallet fituesi, pasi të numërohen të gjitha fletët e votimit, të numërohen të gjitha votat, përfundon gjithçka”, ishte deklarata e zotit Biden.

Pas humbjes së zotit Trump, mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin më 7 janar, në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Analistët thonë se ky debat nuk do të ndryshojë bindjet e votuesve që kanë vendosur tashmë.

“Mbështetësit e Joe Bidenit nuk do të merrem me gabimet e tij në të folur ose deklaratat e gabuara të tij me arsyetimin se ky është Joe Bideni, gjithmonë ka qenë kështu. Ngjashëm do të thonë edhe mbështetësit e Trumpit se ky është Trumpi nuk mendon shumë para se të flasë”, thotë Peter Loge nga Universiteti George Washington.

Ky votues i pavendosur e di se çfarë dëshiron të shohë në debatin e së enjtes.

“Më shumë dashuri, që të na bashkojë”, thotë Ben Cox.

Një debat i dytë mes kandidatëve për president është planifikuar për në shtator. Por kjo varet nga mbarëvajtja e debatit të parë të enjten./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →