Donald Trump ka fituar shtetin e dytë të fushëbetejës, Xhorxhian, pasi mori më parë Karolinën e Veriut, duke siguruar dhe 16 vota elektorale.
Sipas New Times, Trump ka siguruar deri më tani 246 vota elektorale, duke e vënë atë edhe më pranë pragut me 270 vota për fitore, ndërsa Harris ka siguruar deri më tani, 210 vota elektorale.
Përqindjet në 5 shtete të mbetura të fushëbetejës:
Në Pensilvani, me 83% të votave të numëruara, Trump kryeson me 51.2% kundrejt 47.7% të Harris.
Në Wisconsin, me 75% të votave të numëruara, Trump kryeson me 50.8% kundrejt 47.6% të Harris.
Në Arizona, me 52% të votave të numëruara, Trump kryeson me 49.8% kundrejt 49.3% të Harris.
Në Michigan, me 44% të votave të numëruara, Trump kryeson me 51.2% ndaj 47% të Harris.
Numërimi në Nevada është ende shumë herët për të bërë ndonjë parashikim, pasi ende ka qendra votimi të hapura.