Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u hodh në mbrojtje të një agjenteje femër të Shërbimit Sekret, e cila e “mbrojti” atë gjatë atentatit, pasi ajo u përball me kritika të ashpra në internet.
“Nuk e di se si nuk u goditën”, u tha Trump mijëra njerëzve në një tubim në St. Cloud, Minesota, ndërsa kujtoi se si “plumbat fluturonin” dhe Shërbimi Sekret kishte nxituar për ta mbrojtur atë.
“Asnjëri prej tyre nuk ishte i ngadalshëm. Një grua që ishte në të djathtën time, ajo po më mbronte. Dhe u shtyp. Dhe u kritikua me lajme të rreme”, shtoi ish-presidenti.
Trump deklaroi se agjentja femër e paidentifikuar ishte “aq e guximshme” sa që “dëshironte të merrte një plumb” për presidentin e 45-të.
“Epo, ju e dini, ajo nuk ishte mjaft e gjatë. Sepse unë jam i gjatë, dhe ajo nuk ishte mjaftueshëm e gjatë. Dhe ajo u kritikua – ajo ishte aq e guximshme, ajo më mbronte me gjithçka, donte të merrte një plumb”, tha Trump.
Bëhet e ditur se komentent e ish-presidentit vijnë pasi pas atentatit në Pensilvani, agjentja femër u kritikua nga ekspertët në internet, si dhe nga donatorët e vetë Trumpit.
“Shikoni këto agjente femra që nuk kanë ide se çfarë të bëjnë ose çfarë po bëjnë”, tha Dinesh D’Souza pas incidentit.
Matt Walsh tha se “nuk duhet të ketë asnjë grua” në Shërbimin Sekret pas atentatit.
“Nuk duhet të ketë asnjë grua në Shërbimin Sekret. Këto supozohet të jenë më të mirat, dhe asnjë nga më të mirat në këtë punë nuk janë gra”, tha Walsh.
Ndërkohë, CEO i Teslas, Elon Musk, argumentoi se agjentët e Shërbimit Sekret duhet të jenë “mjaft të mëdhenj” për ta mbuluar në këtë rast Trumpin.
“Mund të jetë një burrë apo një grua, për të qenë i qartë, thjesht duhet të jetë mjaft i madh për të bërë punën”, tha Musk.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co